Lajme

BE konfirmon se kanë marrë qëndrimet e Kosovës dhe Serbisë rreth propozimit franko-gjerman

Bashkimi Evropian ka pranuar përgjigjet e Kosovës dhe Serbisë rreth propozimit franko-gjerman, për marrëveshje mes të dyja paleve, drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Këtë e ka konfirmuar për mediat zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano.

Ai ka thënë se BE tashmë është duke i shqyrtuar qëndrimet e të dyja palëve lidhur me këtë propozim.

“BE-ja, e mbështetur nga Franca dhe Gjermania, u ka paraqitur një propozim palëve për të bërë përparim konkret dhe të pakthyeshëm në rrugën drejt normalizimit të gjithanshëm të marrëdhënieve të tyre. Tashmë kemi marrë përgjigjet nga të dyja palët dhe jemi duke i shqyrtuar”- ka thënë Stano.

Lexo më shumë  Dogana e Kosovës me rekorde të reja, të hyrat tejkaluan 500 milionë euro

Ai tutje ka shtuar se duhet të tejkalohet gjendja e përhershme të krizës dhe të ulen tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se BE-ja është mirënjohëse për mbështetjen e Gjermanisë dhe Francës për këtë propozim.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të bëjnë një hap historik përpara në normalizimin e marrëdhënieve të tyre, gjë që është thelbësore për ta për të avancuar në rrugën e tyre evropiane”-thuhet më tutje në përgjigjen e zyrtarit të BE-së.

Lexo më shumë  Profesionet e lira, vërshojnë ankesat në tatime për rishikimin e këstit të tatimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën në një konferencë për media ka thënë se ai nuk e ka refuzuar planin franko-gjerman por ka dhënë vërejtjet e tij.

Kurti ka shtuar se në Beogradi i ka thënë “jo”, këtij propozimi.

“Pra ata kanë sjellë përmbledhje të ideve, të modeleve të cilat unë nuk i kam refuzuar, por janë bazë e mirë. Unë i kam vërejtët e mia por unë nuk e kam kundërshtuar atë propozimin. Por në Beograd i thanë jo, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së tyre”- theksoi Kurti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *