Lajme

BE-ja mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për shtyrje, fton për heqje të barrikadave

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për të shtyrë për një muaj reciprocitetin për letërnjoftime dhe targa me Serbinë.

Qeveria ka vendosur që të shtyjë deri më 1 shtator implementimin për reciprocitet për letërnjoftime dhe vendimin për targa, por shtyrja bëhet në momentin kur të hiqen barrikadat në veri.

Lexo më shumë  Nga 23 marsi 1989 deri më sot - “viktimizimi” që rrezikon paqen në Ballkan

BE-ja ka bërë thirrje të hiqen gjitha bllokadat menjëherë.

“Mirëpresim vendimin e Kosovës të pranojë propozimin e Josep Borrellit për shtyrje prej një muaji. BE-ja pret që gjitha bllokadat të hiqen menjëherë. Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Borrell fton Kosovën dhe Serbinë të angazhohen në dialog për të ecur para. Falënderojmë ambasadorin e SHBA-së në Kosovë për përkrahje të fortë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Lexo më shumë  Haxhiu: Vendimi i Gjykatës mbi dekretin e Presidentës duhet të respektohet kur të publikohet

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *