Bota

BE-ja kërkon nga Mali i Zi të mos lejojë ndërhyrjen e kishës në politikë

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Podgoricë ka kërkuar që kisha të mos përzihet në punët e Qeverisë, meqë bëhet fjalë për shtet laik, shkruan gazeta “Vijesti” të enjten.

Në Mal të Zi, por edhe në Serbi, kisha ortodokse ka rol të madh.

“Mali i Zi është një shtet sovran. Çështjet fetare nuk duhet të ndërhyjnë në funksionet e ekzekutivit. Ky është parimi bazë i ndarjes së kishës nga shteti në një shtet laik, siç është Mali i Zi”, thuhet në përgjigjen e delegacionit të BE-së për gazetën podgoricase.

Lexo më shumë  Skandali me Kanye West - Media gjermane: Imagjinoni ta bënte Merz atë që bën Rama

Reagimi i BE-së vjen pasi të mërkurën, kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, tha se pret që politikanët fitues nga zgjedhjet e fundit parlamentare të gjejnë zgjidhje të përbashkët për këtë apo për qeverinë e re.

Qeveria në Mal të Zi është gati të rrëzohet.

Kryetare e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi është Oana Kristina Popa.

Lexo më shumë  Forcat ukrainase godasin 12 tankerë rusë, anije mallrash dhe një terminal nafte

Rruga Press

YouTube player