Bota

BBC publikon dëshmitë e mjekëve të spitalit Nasser: Forcat izraelite na zhveshën, na rrahën dhe…

Stafi mjekësor palestinez në Gaza i ka rrëfyer BBC-së torturat izraelite, pas një bastisjeje në spitalin e tyre muajin e kaluar. Në dëshminë e tyre, ata thonë se iu ishin lidhën sytë, u arrestuan, u detyruan të zhvishen dhe u rrahën vazhdimisht nga trupat izraelite.

Ngjarja ka ndodhur ndërkohë që Izraeli ndërmori një operacion në spitalin Nasser.

Ahmed Abu Sabha, një mjek në këtë spital, tregoi se ishte mbajtur për një javë në paraburgim, ku është keqtrajtuar e madje i është thyer edhe dora. Trajtimi jo i drejtë përfshinte shtrirjen barkaz për një kohë të gjatë apo edhe mosushqyerjen. Ndërkohë pesë anëtarë të stafit mjekësor rezultojnë të zhdukur.

Lexo më shumë  Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca

Dr Abu Sabha tha se ai fillimisht u zgjodh për të qëndruar me pacientët pas bastisjes, por më vonë u dërgua në Mubarak, të cilin e përshkroi si një vend torture.

“Më vunë në një karrige. Dëgjova tinguj litarësh, ndaj mendova se do të më ekzekutonin. Pas kësaj ata thyen një shishe. Me xhamin e saj më prenë këmbën dhe e lanë të rrjedhë gjak”, tha ai.

Një tjetër mjek i cili ka kërkuar të mbetet anonim ka treguar se ushtarët izraelitë i kanë detyruar të zhvishen e më pas i kanë nxjerrë nga Gaza.

Lexo më shumë  Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas “sulmit me dronë ukrainas”

“Gjatë gjithë rrugës na godisnin, na shanin dhe poshtëronim. Dhe na hodhën edhe ujë të ftohtë. Na çuan në një copë toke të mbuluar me zhavorr, na detyruan të gjunjëzoheshim dhe sytë na i lidhën… Kishte një gropë në tokë dhe menduam se do të na ekzekutonin dhe do të na varrosnin aty. Të gjithë filluam lutjet”, tha ai.

Rruga Press

YouTube player