Bota

BBC-ja nxjerr fakte, çmonton pretendimin e Rusisë që tha se masakra në Bucha ishte trillim

Gjiganti britanik BBC i ka verifikuar pretendimet ruse se masakra e kryer në Bucha të Ukrainës është veç një trillim.

Në raportin e publikuar të martën, BBC-ja shkruan se nëpërmjet pamjeve satelitore, nëpër rrugët e qytetit ukrainas, janë parë trupa njerëzish të vrarë edhe ditë më parë, në kohën sa qyteti ishte nën kontrollin e forcave ruse.

Ukraina e akuzoi Rusinë se ka kryer masakër mbi popullatën civile, por Rusia tha se pamjet ku shihen shumë civilë të vrarë, shumica me duar të lidhura, janë të inskenuara për të “sulmuar Moskën”.

Lexo më shumë  Norvegjia do të kufizojë hyrjen për turistët rusë

Një pjesë e civilëve të vrarë në Bucha, sipas raportit të BBC-së, u panë nëpërmjet satelitit edhe më 19 mars.

Ambasada e Rusisë në Kanada publikoi pamje në Twitter me mbishkrimin “një video e inskenuar që i shfaq trupat e pajetë në qytetin Bucha”.

Por, imazhet e filmuara më 19 mars, pothuajse dy javë para se trupat ruse të largoheshin nga zona, dëshmojnë për viktimat ukrainase që qëndrojnë nëpër rrugë.

BBC-ja i shfrytëzoi edhe pamjet e mediumit The New York Times për t’i krahasuar pozicionet e viktimave nëpër rrugë dhe ato dolën të njëjta, duke i hedhur poshtë pretendimet ruse se viktimat janë lënë aty nga forcat ukrainase.

Lexo më shumë  Moska ndryshon kufijtë në Balltik? Synon ujërat e Lituanisë e Finlandës: Përshkallëzim me NATO

“Është veçanërisht shqetësuese që të gjithë trupat e njerëzve, imazhet e të cilëve u publikuan nga regjimi i Kievit nuk janë ngurtësuar edhe pas të paktën katër ditësh”, ka shkruar Ministria e Jashtme ruse në Twitter.

Pati dilemë edhe për kohën se kur rusët u tërhoqën nga zona.

Sipas ushtrisë ukrainase, rusët u larguan në orët e para të 31 marsit, ndërsa Moska zyrtare thotë se largimi i bë më 30 mars.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *