Bota

Bazat amerikane në Evropë në gatishmëri të lartë

Disa baza ushtarake amerikane në të gjithë Evropën u vunë në një gjendje gatishmërie të shtuar gjatë fundjavës, me nivelin e mbrojtjes të ngritur mes shqetësimeve se një sulm terrorist mund të synonte personelin ushtarak ose objektet amerikane, kanë bërë të ditur dy zyrtarëve amerikanë, shkruan CNN.

“Bazat, duke përfshirë garnizonin e ushtrisë amerikane në Shtutgart, Gjermani, ku është selia e Komandës Evropiane e SHBA-së, ngritën nivelin e tyre të gatishmërisë”, thanë zyrtarët.

Lexo më shumë  Bullgaria kërkon më shumë kushte për Maqedoninë e Veriut në procesin e BE-së

Ky status “zbatohet kur ndodh një incident ose kur merren informacione nga inteligjenca që tregon një formë të veprimit terrorist ose shënjestrim kundër personelit ose objekteve.

Një nga zyrtarët amerikanë, i cili është i vendosur në një bazë në Evropë, i tha CNN se nuk e kanë parë këtë nivel kërcënimi “në të paktën 10 vjet” dhe tha se zakonisht do të thotë se ushtria ka marrë një “kërcënim të besueshëm aktiv”.

Lexo më shumë  Popullariteti i Putinit bie ndjeshëm: Instituti shtetëror i sondazheve i Rusisë ndalon në heshtje publikimin e shifrave të tij

Rruga Press

YouTube player