KryesoreLajme

Aktivisët shoqërohen në burg, sepse shprehën zemerimim ndaj Kryeministrit Edi Rama për mungesën e ilaçeve kimio në QSUT/Video

Dy të rinj aktivistë Sidorelan, Eidisoni, Igli dhe një tjetër aktivist, në total 4, po shoqërohen në Komisariatin nr4, për shkak të kësaj protestë që bënë sapo Kryeministri Edi Rama, mbaroi takimin e tij të “shëndetësisë falas” me mjekët. Aktivisët shoqërohen në burg, se shpreh zemerimim për mungesën e ilaçeve kimio në QSUT.

Prandaj në orën 19:00 ditën e sotme protestohet përpara Ministrisë së Shëndetësisë.

Lexo më shumë  "Mos e kruaj me miletin"/ Protesta masive për largimin e Ramës, qytetarët shprehen përmes pankartave: Në Shqipëri lindëm, për Shqipërinë vdesim, kurrë nuk e falim, kurë nuk e shesim

Vizita e sotme e Edi Ramës në QSUT, ku shkoi për të dhënë mesazhet e tij të propagandës, pas zbardhjes së skandalit të madh që ndodhte prej vitesh në Spitalin Onkologjik, u prit me protesta.

Pasi iu foli gati 1 orë mjekëve, duke iu dhënë këshilla se duhet të bëjnë punën e tyre, Rama ka dalë jashtë i shoqëruar nga drejtuesit e Ministrisë së Shendetësisë dhe mjekët.

Por aty është pritur nga të rinjtë protestues.

Lexo më shumë  OVL nuk përfaqëson asgjë më shumë sesa politikën e PDK-së, partia që ka abuzuar dhe vazhdon të abuzojë me UÇK-në

O maskara, prapë e hoqe përgjegjësinë nga vetja për abuzimin tek Onkologjiku’, ishin thirrjet e të rinjve që kanë protestuar te QSUT.

Më pas policia ka ndaluar 4 të rinjtë, te cilet janë dërguar ne ambientet e Komisariatit numër 4, teksa mjekët e përfshirë në korrupsion janë të lirë!

YouTube player