KryesoreLajme

Bastisje në Zubin Potok, Policia konfiskon armë, municion dhe pajisje ushtarake

Policia e Kosovës ka zhvilluar disa bastisje në Zubin Potok gjatë së premtes, me ç’rast janë konfiskuar armë, municion dhe pajisje të ndryshme ushtarake.

Sipas raportit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë – Veri, në një nga bastisjet në shtëpinë e një të dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, një revole, si dhe dy fishekë. Në një rast tjetër, policia ka sekuestruar 178 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një maskë gazi, dy radiolidhje dhe pajisje të tjera për armë.

Lexo më shumë  Të pandalshëm prej 76 ditësh, protestuesit sot sërish kundër qeverisë, kërkohet largimi i Ramës

Ndërkaq, gjatë një bastisjeje tjetër në Zubin Potok, njësitë policore kanë gjetur një pushkë gjuetie me leje, ndërsa në një rast tjetër është zbuluar një sasi më e madhe armësh dhe pajisjesh: një pushkë automatike AK-47, një revole, 446 fishekë, 42 krehër, një radiolidhje dhe pajisje të tjera ushtarake.

Policia ka kryer bastisje edhe në një shtëpi të pabanuar, ku janë gjetur dhe konfiskuar 30 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe pesë gëzhoja të armëve të gjata.

Të gjitha rastet, sipas policisë, janë duke u trajtuar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.
Ndërkohë, në rrugën “Lola Ribar” në Mitrovicë të Veriut, rreth orës 21:00, është arrestuar një shtetas i Serbisë, pasi gjatë kontrollit tek ai janë gjetur dhe sekuestruar rreth 26 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, dy fishekë, para të gatshme dhe një telefon celular.

Lexo më shumë  Në Kalludër të Zubin Potokut gjenden mbetje kockore të tre individëve - Vazhdojnë gërmimet në atë që dyshohet si varrezë masive

Pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet nga autoritetet kompetente.

YouTube player