Lajme

Bashkimi Evropian ‘birëson’ Vuçiqin e kërcënon Kosovën

Me “pasoja serioze” është kërcënuar Kosova po që se nuk përmbush kërkesa të ndërkombëtarëve për çështjen e veriut. Këtë e ka paralajmëruar shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, të enjten pas një takimi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron, e kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Në një postim në Twitter, pas takimit, Borrelli ka publikuar tri kërkesat që i ka quajtur “të qarta” për Kosovën dhe Serbinë. Ai ka kërkuar zgjedhje të reja në veri, sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në to dhe nisjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lexo më shumë  Bashkimi Evropian i hap dyert Malit të Zi, Shqipëria ende në pritje të IBAR

“Dështimi për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona”, ka shkruar ai.

Ky është kërcënimi i parë direkt nga BE-ja për Kosovën.

Që nga e premtja e shkuar, në veri ka pasur protesta të serbëve lokalë që kanë kundërshtuar kryetarët e rinj, për të ushtruar detyrat nga objektet komunale. Kryetarët e rinj – shqiptarë – fituan në zgjedhjet e prillit, e të cilat zgjedhje u bojkotuan nga serbët.

Në protesta është ushtruar dhunë nga protestuesit. 30 ushtarë të KFOR-it kanë pësuar lëndime.

Lexo më shumë  DASH e falënderon Kosovën që e shpalli organizatë terroriste IRGC-në

Serbia ka ngritur gatishmërinë luftarake dhe ka afruar ushtrinë në kufi me Kosovën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *