Lajme

Bashkia e Durrësit bën shpikje! Njihuni me Gertin, mbretin që nuk e patëm kurrë!

DURRËS– Një rrugë në Durrës është emërtuar nga punonjësit e Bashkisë së qytetit bregdetar me emrin e një mbreti që nuk ekziston. Fotot e publikuara së fundmi, tregojnë tabelën informuese që mban emrin e rrugës, e cila quhet “Mbreti Gert”. Fotot janë publikuar nga mjeku Ilir Allkja në profilin e tij në Facebook.

Lexo më shumë  Investimet publike në Shqipëri në nivelin më të ulët të dekadës, pavarësisht buxhetit rekord për 2026

Rruga me emrin “mbreti Gert”! Durrësi drejtohet nga pushtetarë injorantë e analfabetë. As Durrësi e as Shqipëria nuk ka njohur ndonjë “Mbret Gert”,” shkruan Allkja.

Deri më tani, në historinë e mbretërve shqiptarë nuk njihet asnjë i quajtur “Gert”. Megjithatë, ekziston mundësia që të jetë një gabim drejtshkrimor. Genti ose Genci ishte mbret ilir që sundoi nga viti 181 deri në vitin 168 p.e.s. Ishte biri i mbretit Pleuratit, i cili u bëri rezistencë romakëve në zgjerimin e aspiratave të tyre në tokat Ilire.

Lexo më shumë  Zgjedhjet dhe stabiliteti institucional në fokus, Haxhiu pret ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *