EditorialKryesore

Bashkësia e Komunave Serbe dhe logjika e neofashizmit

Drafti i frënko-gjerman diferencohet nga logjika kolonialiste, por nuk çlirohet dot nga koncepti revizionist që ka përvetësuar një lagje e diplomatëve perendimor në raport me ndërhyrjen e NATO-s në Serbi (1999) për t’i dhënë fund gjendjes koloniale të Kosovës dhe gjenocidit serb.

Nga Sadri Ramabaja

Logjika e neofashistëve ka diçka të përbashkët me mentalitetin e tufës. Shefat e shteteve dhe qeverive moderne, vëzhgonë dhe imitojnë njëri-tjetrin. Ata, si tufa, ndjekin me vëmendje se nga po shkon rryma, si po e drejtojnë shoqërinë kolegët e tyre, si po ia arrijnë ta marrin pushtetin dhe ta ruajnë atë me dekada. Ata, tek shkruan për këtë fenomen Madeliene Albrigt, shkelin në gjurmët e njëri-tjetrit, ngajshëm siç kishte pasuar Hitleri Musolinin. Sot tufa po lëvizë në kahun e fashizmit. [Madeleine Albright, Faschismus – Eine Warnung, Koeln 2018, f. 287]
Prandaj, konkludon ajo, pavarësisht dallimeve, mes Maduros, Erdoganit, Putinit, Orbanit ka shumëçka që i bashkon. Kësaj liste të neofashistëve gjithsësesi do të mund t’i shtohej edhe Vuçiqi.
Kjo tufë pushtetarësh neofashistë, tashmë të shë
ndrruar në despot tipik, nuk e trajtojnë pushtetin si privilegj, por si instrument, mjet për t’i përmbushur dëshirat e veta. Në paraqitjet e tyre publike prandaj ata nuk shprehin fare nevojën për bashkëpunim me kundërshtarët e tyre politik, përveç me oligarkët prej të cilëve varen shumë dhe me grupet specifike që do t’ju kryenin punë gjatë fushatave zgjedhore. Ndërkaq veten pretendojnë ta konsiderojnë si “lider i fuqishëm” nga i cili varet fati i Kombit!
Kjo logjikë e neofashistëve modern, ngjason shumë me atë të despotëve – është e gatshme të refuzojë kompleksitetin e rendit shoqëror, të refuzojë elitat dhe të refuzojë idenë e përfaqësimit.

Fashizmi është “një tepri shëlbuese e arbitraritetit patriotik”, sipas babait birësues ideologjik të Putinit, Ivan Ilyin, shprehet Timothey Snyder në një analizë të tij të publikuar tek NZZ. Ndërkaq i tillë është edhe fashizmi i Vuçiqit në raport me shqiptarët. Nëse për Putinin arbitrariteti i plotë që po shpërfaqet përgjatë një viti lufte në Ukrainë është demonstrimi i gjakimit për shuarjen e Ukrainës, logjika e fashizmit serb bazohet gjithashtu në gjakimin për shuarjen e Kosovës si entitet politik dhe aneksimi me çdo çmim i veriut të saj të pasur me minerare e pasuri ujore.
Kjo logjikë ka burimin tek koncepti neokolonial i elitave ruse dhe serbe, që jo rrallë kanë gëzuar një lloj mbështetje edhe nga një lagje e shteteve t Europës Perendimore.
Le të kujtojmë me kët rast deklaratën e ish ministrit gjerman të fnancave në prag të invazionit rus në Ukrainë. Atbotë, një grup ministrash gjermanë takohen me Andriy Melnyk, ambasadorin e atëhershëm ukrainas në Berlin. Tema e takimit: pushtimi rus i Ukrainës, i cili filloi në orët e para të asaj dite.
Sipas raportit të ambasadorit ukrainas, qëndrimi i ministrit gjerman të financave Christian Lindner në atë kohë ishte se disfata e Ukrainës ishte çështje orësh; Prandaj, dërgesat e armëve në Ukrainë ose sanksionet kundër Federatës Ruse janë të kota; në vend të kësaj, duhet të pranohet një Ukrainë e pushtuar me një qeveri kukull të instaluar nga Rusia dhe të shikohet nga e ardhmja. [https://taz.de/Russland-und-Deutschland/!5893515/]
Deklarata e ministrit gjerman të Financave manifestonte qartë gjakimin e Gjermanisë për të ruajtur me çdo çmim stabilitetin dhe statusquonë, qoftë ky edhe me çmimin e rrëshqitjes së Ukrainës në terrenin e neokolonializmit rus.
Çfarë paraqet në këtë kuadër drafti frënko-gjerman për Kosovën dhe fundin e dialogut të imponuar me Serbinë, nëse jo gjakimin për rikthimin e Serbisë në fuqi rajonale dhe të Kosovës në një neokoloni tipike të saj?!
Në nenin 7 nga gjithësej 10 nene sa ka ky draft thuhet:
“Të dyja palët avokojnë për arritjen e marrëveshjeve konkrete, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Europës dhe përdorimin e përvojave ekzistuese europiane, në mënyrë që të sigurohet një nivel i duhur i vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësia e ofrimit të shërbimeve në Kosovë në disa fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit ndërmjet komunitetit serb dhe Qeverisë së Kosovës.[…]
Në thelbin e këtij neni, disi prajshëm, çet kokë logjika neofashiste, e njejtë me atë të ministrit gjerman në raport me Ukrainën dhe gadishmërinë prë sakrifikimin e saj. Autorët dhe mbështetësit e këtij neni fare hapur dhe me plot arrogancë shpërfaqin pajtueshmërin për shkërmoçjen e pavarësisë së brishtë të Kosovës, duke ia imponuar Bashkësinë e Komunave Serbe në emër të nevojës që paskërka minoriteti serb, përtej garancive që kishte dhënë Plani i Ahtisarit, për një “nivel të duhur të vetqeverisjes”!
Drafti franko-gjerman është një kopje e zbehtë e marrëveshjes historike mes Republikës Federale Gjermane dhe Republikës Demokratike Gjermane që në themel kishte Ost-Politikën e Bonit dhe ideatorëve të elitës gjermane për përafrimin me Rusinë, që kishte mbështetjen e ish kancelarit W.Brand. Ajo në rastin e dy Gjermanive u tregua e sukseshme, meqë pranimi i realitetit politik imponoi qasje të re të Gjermanisë Federale në raport me Rusinë. Ndërkaq marrëveshja e heshtur mes Gjermanisë moderne dhe Federatës Ruse për një pushtim të shpejtë të Ukrainës nga ana e Rusisë, do të rrëzohej për shkak të një faktori që asnjëra palë nuk e kishte parashikuar: rezistencën masive të popullsisë ukrainase.
Siç e dimë tani, parashikimet e një lagjeje të mirë të shteteve europiane për një kolaps të shpejtë të rezistencës ukrainase ishin të gabuara.
Drafti i frënko-gjerman diferencohet nga logjika kolonialiste, por nuk çlirohet dot nga koncepti revizionist që ka përvetësuar një lagje e diplomatëve perendimor në raport me ndërhyrjen e NATO-s në Serbi (1999) për t’i dhënë fund gjendjes koloniale të Kosovës dhe gjenocidit serb. Ilustrative për këtë fenomen është deklarata e ambasadorit Kristofer Hill tek shpreh keqardhjen për atë ndërhyrje. Gjenocidi serb në Bosnjë e Kosovë e kishte shpërfqur neofashizmin serb në përmasa jo më të vogla se ai rus i Putinit sot, tek mohon të drejtën për ekzistencë të një grupi të caktuar etniko-politik, siç janë ukrainasit dhe Ukraina, respektivisht kosovaërt dhe Republika e Kosovës.
Kursi ideologjik i Serbisë nuk është as sot sekret, duke pasur parasysh tendencat neofashiste të elitës sunduese serbe q[ trupëzohen qartë me gjakimin për aneksimin e veriut të Kosoëvs si minimumi i “pranueshëm”.

Lexo më shumë  Kurti viziton një nga depot e armatimit të FSK-së: Armatimi modern është në kuadër të blerjeve dhe furnizimeve që jemi duke i bërë për forcën tonë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *