Lajme

Shteti nuk ndërhyn për të nxitur prodhimin/ Korçë, fermerët i hedhin mollët në kanal

Mollët kanë zgjedhur t’i hedhin në kanal dhe një pjesë e fermerëve të Dvoranit në Korçë të marrin rrugën e emigrimit. Ata shprehen se nuk kanë gjetur treg për shitjen e mollës dhe hedhin akuza ndaj shtetit që është treguar indiferent për problemin e tyre

Fermerët e Dvoranit kanë zgjedhur që prodhimin e mollëve ta  hedhin në kanal pasi nuk ka treg, ndërsa një pjesë e tyre kanë zgjedhur të braktisin vendin dhe të emigrojnë. Ndonëse një situatë e përsëritur, me ironi një fermer thotë se nuk pati prodhim dhe kjo e lumturoi pasi tregu është i vështirë për t’u siguruar.

Lexo më shumë  Kurti citon deklaratën e Engel në Kuvend: Dua ta shoh Kosovën të njohur nga secili shtet në botë, dua ta shoh Kosovën në NATO

Një e moshuar mes lotëve tregon se i biri me familjen u largua pasi nuk mund të jetonte me të ardhurat nën kosto të cilat merrte nga prodhimi dhe shitja e mollës.

E ndërkohë dhjetëra fermerë të fshatit Dvoran në Korçë i kanë sharruar mollët. Pjesa më e madhe e tyre i kanë hedhur në kanale e ka nga ata të tjerë që kuptojnë se shteti është inekzistent, pasi molla në pamundësi për t’u shitur ka mbetur stok në magazina.

Lexo më shumë  Gjykata Themelore në Prishtinë do të shpallë sot aktgjykimin për "Banjskën"

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *