Lajme

Bashkëpunimi Kosovë–Japoni në fokus të takimit Maqedonci–Tanigaki

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Hiroyasu Tanigaki.

Maqedonci shkruan në rrjetin social se gjatë takimit u zhvillua një diskutim përmbajtësor mbi avancimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, me theks të veçantë në mbështetjen e projekteve konkrete dhe zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta në fusha me interes të ndërsjellë.

Lexo më shumë  Zyrtare - SPAK sekuestron vilën familjare të Belinda Ballukut në Green Coast, e fshehur sërish në emrin e Igli Tares

Në këtë frymë, ai thotë se kanë nënvizuar rëndësinë e intensifikimit të shkëmbimit të vizitave të nivelit të lartë, si një instrument kyç për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka ofruar Republikës së Kosovës ndër vite, duke rikonfirmuar përkushtimin tonë të përbashkët për thellimin e një partneriteti të qëndrueshëm, të bazuar në besim të ndërsjellë, respekt dhe vlera të përbashkëta”, shkruan Maqedonci.

Lexo më shumë  Serbë nga fronti në Ukrainë me mesazhe kërcënuese për Kosovën (Video)

Rruga Press

YouTube player