Basha: Kosova e ka Asociacionin e komunave të saj, përndryshe është prelud për ndarje të Kosovës
Presioni i madh nga ndërkombëtarët ka nisur për themelimin e asociacionit me shumicë serbe në Kosovë.
Deputeti i LVV-së, Dimal Basha ka thënë se Kosova e ka asociacion e saj, andaj edhe komunat në veri munden me iu bashkangjit këtij asociacioni, nëse duan të bashkëjetojnë me një Republikë.
Postimi i plotë:
Kosova e ka Asociacionin e komunave të saj, ku Kryetar është kryetari i komunës së Ferizajit, Agim Aliu. Jam i bindur që ka vend edhe për komunat me shumicë serbe me iu bashkangjit këtij Asociacioni!
Nëse mendojmë me bashkëjetu me një Republikë, atëherë bashkëjetojmë edhe me një Asociacion. Përndryshe ndarja e komunave në asociacione të ndryshme paralele mbi baza etnike është prelud për ndarje të Kosovës.
Rruga Press