Zulfaj: Vuçiqi më 1999 u sanksionua nga BE-ja për përkrahje të Millosheviqit
Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka thënë se presidenti i tanishëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë i sanksionuar para 24 vjetësh nga Bashkimi Evropian.
Sipas tij, BE-ja ka vënë sanksione ndaj Vuçiqit më 1999 për shkak të mbështetjes së kriminelit serb, Sllobodan Millosheviq, në kryerjen e spastrimit etnik dhe gjenocidin në Kosovë.
Lexo më shumë “Sonte edhe më shumë se dje”, 14 protestues në qeli dhe thirrje për protestë në Tiranë
Më tej ai ka shtuar se tani BE-ja pret që i njëjti ta njohë Kosovën shtet.
“Në vitin 2023 Miroslav Lajçak pret nga i njëjti person që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Serbia duhet të ndryshojë, duke filluar nga kushtetuta e saj”, ka shtuar ai.
Rruga Press

