Lajme

Basha flet për situatën pas humbjes në zgjedhje: Jam gati të bëj cdo gjë, por duhet të kini pak durim

Pasi pësoi një humbje të rëndë në zgjedhjet e pjesëshme të 6 marsit, ku për herë të parë Partia Demokratike u rëndit e treta ,Lulzim Basha shprehet se është ende në proces reflektimi edhe pse pjesa më e madhe e deputetëve i kanë kërkuar dorëheqjen nga posti i kryetarit.

 Basha ka deklaruar sot se partia e tij është në proces reflektimi, ndërsa ka siguruar se pas këtij procesi do të dalin më të fortë dhe më të bashkuar.

“U siguroj qe demokratët do marrin në dorë fatin e tyre PD do dalë nga ky proces e fortë dhe e bashkuar ky është synimi. Detyra e parë është e imja jam i gatshëm të ndërmarr cdo hap që PD të jetë e fortë dhe e bashkuar e mësimin e madh të 6 marsit që është domosdoshmëria të jemi sa më të fortë përpara këtij regjimi. Jemi në proces reflektimi”, u shpreh Basha jashtë selisë së PD-së për mediat.

Lexo më shumë  Ministri Aliu siguron se punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë do të përfundojnë brenda afateve


Deklarata e Bashes:

“Përçarja e konflikti mes nesh…unë jam gati të bëj cdo gjë në interesin më të mirë të PD.
Unë jam gati të bëj cdo gjë, por duhet të kini pak durim, sepse po t’i paraprijmë ngjarjeve kur jemi në proces reflektimi…që pas 6 marsit kemi mbledhur strukturën e parë, mblodha të nesërmen kolegjin e kryetarëve do mbledhim e Kryesinë.

Lexo më shumë  Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Disa kanë kërkuar e analiza specifike për 6 bashkite, ju siguroj qe demokratët do marrin në dorë fatin e tyre, PD do dalë nga ky proces e fortë dhe e bashkuar ky është synimi.


Detyra e parë është e imja, jam i gatshëm të ndërmarr cdo hap që PD të jetë e fortë dhe e bashkuar e mësimin e madh të 6 marsit që është domosdoshmëria të jemi sa më të fortë përpara këtij regjimi. Jemi në proces reflektimi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *