Lajme

Banorët e ‘5 Majit’ dhe të Unazës së Madhe protestë para parlamentit

Banorët të lagjes ‘5 Maji’ dhe ata që preken nga Unaza e Madhe e Tiranës, janë mbledhur sot në protestë para Parlamentit, pasi janë kundër shembjes së banesave të tyre.

Një prej protestuesve tha se po përballen vetëm me heshtjen nga ana e qeverisë.

“Kemi një problem me arrestimet që janë bërë mbrëmë. Pasi ka një pjesë të qytetarëve që janë shoqëruar në komisariat apo janë arrestuar. Dhe jemi shpërndarë disa qytetarë kanë shkuar atje, dhe disa kanë ardhur këtu.

Ne jemi në paqe, me deputetët që kemi zgjedhur, që atje ne ato poste janë me votat tona. Asnjë nuk na ka dëgjuar. Këtu ka terr informacioni sa i takon Unazës së Madhe.

Është konspiracion i madh. Ne nuk jemi të tredhur, por të keqpërdorur, të abuzuar.

I kemi bërë kërkesë ministres, apo dhe kryeministrit. Ai ka reaguar përmes platformës së bashkëqeverisjes. Mos rrini në shtëpi të shikoni nga televizori kur të vijnë fadromat, protestoni sa nuk është vonë,” tha protestuesi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *