Lajme

Basha: Demokratët e braktisën Berishën, ishte dita e tij e fundit politike në Shqipëri

Pasi u tregoi gazetarëve dëmet e shkaktuara nga selia e Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se kjo e shtunë ishte dita e fundit politike e Sali Berishës.

“Dita e sotme ishte paralajmëruar si ditë sulmi, dhune dhe përplasje mes demokratësh nga Sali Berisha. Ishte paralajmëruar si dita e pushtimit me forcë e selisë së demokratëve. Ishte paralajmëruar si dita për të kurorëzuar aksionin e tij personal. Lajmi i mirë është fakti që shumica absolute e demokratëve nuk iu përgjigjën thirrjeve të Berishës për t’u bërë pjesë e skenarit të dhunës. E kanë braktisur siç e kanë bërë gjatë gjithë këtyre muajve”, tha Basha.

Lexo më shumë  Vuçiqi do të formojë një lëvizje politike të stilit të Putinit si kundërpërgjigje ndaj protestave, zotohet për marrëdhënie vëllazërore me Kinën e Rusinë

“Beteja e Sali Berishës nuk bëhet për askënd, përveç se për atë vetë, dhe ai nuk kursen askënd përveç vetes së tij. Ishte dëshpërimi i një njeriu i cili pati “de facto” ditën e tij të fundit politike në Shqipëri. Asnjë nga objektivat që i kishte vënë vetes nuk u realizua”.

Basha falënderoi edhe ata që mbështetën Berishën, “të dëshpëruar nga masakra e 25 prillit”. “Protagonistë ishin vetëm një grup i vogël, me një plan të organizuar nga Berisha. Ky është dimensioni i ndarjes përfundimtare me Sali Berishën dhe Berishizmin”.

Lexo më shumë  Çeku: Disa qyqarë të orkestruar nga partia tentuan të pengojnë tubimin e Vetëvendosjes në Skenderaj, politika primitive nuk kalon

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *