Lajme

“Omicron” shtrohet “këmbëkryq” në Greqi, 36 mijë raste të reja, spitalet plotë

“Omicron” është shtruar “këmbëkryq” në Greqi duke bërë që të shënohen dhjetra mijëra raste të reja çdo ditë. Autoritetet lokale raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 37 mijë raste të reja me koronavirus, ku mësohet se pjesa më e madhe e tyre janë prej variantit “Omicron”.

E gjithë Greqia është kthyer në një zonë të kuqe tashmë, ndërsa spikat Atika me gati 40% të numrit të rasteve të reja.

Lexo më shumë  “E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanoviqit

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 65 persona, ndërsa 634 janë të intubuar duke rritur kështu mundësinë për më shumë të vdekur gjatë ditëve në vijim.

E gjithë bota është tashmë në alarm prej “Omicron” pasi ky variant ka rritur në mënyrë të jashtëzakonshme rastet e reja me koronavirus duke bërë që globi të kapë mbi 1.5 milion të prekur brenda 24 orëve. Megjithatë duhet theksuar se numri mesatar të jetëve të humbura është më i ulët për rastet me “Omicron” krahasuar me variantet e tjera.

Lexo më shumë  Ndalohen dy rus në Jarinjë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *