Lajme

Banorët “zhdukin” mbeturinat me shkrepësë, Ishmi i “mbytur” nga tymi

Mbetjet urbane janë kthyer në një shqetësim për shëndetin e banorëve të fshatit Ishëm në Durrës.

Prej ditësh kazanët e mbetjeve janë të mbushura me plehra dhe për të liruar hapësirën banorët kanë gjetur si zgjidhje të shpejtë djegien e tyre.

Por kjo situatë ka shqetësuar banuesit në kodër të fshatit, për shkak të rrezikut që u kanoset.

Situata mbetet problematike dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga bashkia Durrës, e cila si duket nuk është në situatë të kësaj katastrofë mjedisore.

Me djegien e mbetjeve, ku shumica janë plastike prodhohen disa nga helmet më të rrezikshme siç janë dioksina dhe furana, të cilat janë kancerogjene./abc news/

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *