Lajme

Banorët e Nartës protestojnë para bashkisë Vlorë, kanë 10 ditë pa ujë

Banorët e fshatit Nartë kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm përpara bashkisë së Vlorës, për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, ndërsa mbanin në duar bidonët pa ujë.

Sipas tyre çdo vit në sezonin turistik vuajnë këtë problem dhe prej më shumë se 10 ditësh banoret nuk kanë ujë.

Lexo më shumë  Deputetja britanike: S’duhet të lejojmë që Ballkani të na largohet nga vëmendja, konflikti është gjithnjë i pranishëm

Ata kanë deklaruar se janë ankuar për këtë problem, por asnjë zgjidhje nuk iu është dhënë deri më tani nga autoritetet dhe nga bashkia. 

Në fshatin Nartë numërohen rreth 800 banesa, por emigracioni ka rudhur popullatën teksa banorë sot janë vetëm 400.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Distria e artë në Paris