KryesoreLajme

Gazetarja nxjerr faktet nga dosja e SPAK: Krahu i djathtë i Erion Veliajt i dërgoi Klodian Zotos planin financiar të inceneratorit të Tiranës!

Gazetarja Ola Xama ka publikuar fakte të reja nga dosja e Prokurorisë së Posaçme për inceneratorin e Tiranës. E vënë ditët e fundit nën sulm nga media të afërta me kryebashkiakun Erion Veliaj, ajo thotë se shkak i sulmit janë bërë faktet e bëra publike nga dosja e inceneratorit.

“Pasi më quajti “njeri që nuk njoh turpin” dhe “killer me pagesë”, i mbylli mesazhet kërcënuese me përshëndetjen “Fundjavë të mbarë”. Në fundjavë, gazetat që i shërbejnë, më sulmuan duke më quajtur… “killer me pagesë”. Fundjava vazhdoi me një fushatë sulmesh e shpifjesh ndaj meje në mediat sociale dhe forumet online nga një ushtri komentuesish të koordinuar.

Pse më sulmoi Veliaj? Artikullin tim për BIRN, unë e nisja me faktin se në janar 2016 Kryebashkiaku Veliaj i kërkoi Ministrisë së Financave miratimin e procedurës PPP për menaxhimin e mbetjeve në Tiranë sipas studimit të IFC-së. Në artikull, duke sjellë vetëm fakte nga dosja e SPAK, informova se në vend të projektit të IFC-së për landfill, në fund Veliaj vendosi për incenerator me PPP, për miratimin e të cilit tejkaloi kompetencat”, shkruan Xama.

Lexo më shumë  KFOR, EULEX dhe Policia e Kosovës do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët për testim force

Më tej, gazetarja e njohur e ekonomisë shpjegon se shkak për sulmin ndaj saj nuk ishte vetëm fakti i mësipërm. Ola Xama thotë se Prokuroria e Posçme ka konstatuar problemet në procedurën për inceneratorin e Tiranë dhe shkelje të Erion Veliaj.

“Por kaq nuk e justifikon ashpërsinë e sulmit ndaj meje. Mendoj se alarmi i Veliajt ka të bëjë me një tjetër fjali që citohej nga dosja e SPAK: “Pra, siç mund të konstatohet personi nën hetim Arben Ahmetaj nuk e pengon këtë procedurë pavarësisht problemeve që ajo paraqiste”. SPAK pohon se procedura e inceneratorit të Tiranës ka probleme dhe Ahmetaj, si ministri ‘gardian’, nuk mbrojti buxhetin e shtetit nga shkeljet e Veliajt”, vijon gazetarja.

Por Ola Xama nuk ndalet me kaq. Ajo thotë se krahu i djathtë i Erion Veliaj në Bashkinë e Tiranës i ka dërguar Klodian Zotos në emailin personal propozimin e planit financiar të inceneratorit të Tiranës. Ajo shtron dhe disa pyetje retorike për këtë shtetas, i cili, edhe pse gazetarja nuk e përmend me emër, bën fjalë për Taulant Tushën, drejtor i Punëve Publike në Tiranë.

Lexo më shumë  Nënshkruhet memorandumi në vlerë 370 mijë euro për ndërtimin e urës mbi Lumin Sitnica

“Dosja vijon me skemën e financimit të koncesionit, ku del se krahu i djathtë i Veliajt i dërgon Klodian Zotos në emailin personal propozimin e planit financiar të inceneratorit të Tiranës! Nëse pronarë të inceneratorit nuk kanë qënë Zoto dhe Mërtiri përse emaili duhet t’i nisej Zotos? Përse te ‘klodianzoto@yahoo.com’ dhe jo te adresa zyrtare e “Integrated Energy Bv Spv”?

A lejoi bashkia që bashkëortaku i saj në kompaninë “Eco Recycling” t’i shiste aksionet te “Integrated Energy” pas miratimit të kontratës të inceneratorit? Përse kompania nuk funksionoi më asnjë ditë pas ortakërisë dhe investimet e hedhura aty nga paratë publike humbën? A është bashkëadministrator te “Eco Tirana” (që ka 50% të aksioneve në “Eco Recycling”) i njëjti person që i çonte email Zotos?  Faktet kanë rëndësi më shumë se çdo fyerje dhe sharje”, përmbyll Ola Xama.

Rruga Press

YouTube player