Lajme

Banorët e Laprakës dhe Paskuqanit protestë te IKMT-ja. Qytetari shteti më kërcënon me SMS

Banorët e Laprakës dhe Paskuqanit iu drejtuan ditën e sotme IKMT-së për informacion se çfarë po ndodh me banesat e tyre. Ata janë shprehur për mediat se një prej inspektorëve i ka kërkuar që të lironin banesat në të kundërt do të marrin 20 mijë euro gjobë. Një prej banorëve të Laprakës deklaroi për mediat se në telefon i kanë ardhur kërcënime nga shteti që të mos marrë pjesë në protesta. 

Lexo më shumë  Kurti në Zvicër: Kosova nuk është thjesht treg, por një partner i vërtetë për investime

‘Më ka ardhur kërcënim në telefon, nga një person i shtetit. Kishte fjalë fyese, mos dil në protestë. Nuk do e lexoj mesazhin. ‘- tha ai. 

Banorët tentuan që të futen brenda ambienteve të këtij institucioni për të folur me përfaqësues të IKMT-së mirëpo deri më tani nuk u pritën nga asnjë person. Prej muajsh këta banorë po protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre. Ata kanë akuzuar bashkinë dhe qeverinë se është devijuar projekti i Unazës së Madhe, dhe për rrjedhojë do të shemben edhe disa banesa që nuk kanë qenë në projektin e parë.

Lexo më shumë  Wesley Clark shpallet qytetar nderi i Komunës së Çairit në Shkup

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *