Lajme

Banorët e Laknasit fitonë gjyqin për mos ndërtimin e thertores

Banorët e Laknasit kanë fituar gjyqin për mos ndërtimin e thertores.

Pas më shumë se tre vitesh përpjeke dhe protesta, banorët kanë fituar gjyqin kundër Bashkisë Kamëz për të mos ndërtuar një thertore në zonën e vetme të gjelbërt që ata kanë.

Protesta e banorëve për të mbrojtur “Plepat e Brukës” ka nisur që në vitin 2019.

Lexo më shumë  Dhuna seksuale gjatë luftës, Haxhiu apel partnerëve ndërkombëtarë: T’i bëhet presion Serbisë për dorëzimin e kriminelëve

Ata protestojnë kundër vendimit të bashkisë Kamëz për të dhënë me qira një sipërfaqe prej 12.400 m2 të hapësirës së gjelbër të ndodhur përbri shtëpive të tyre, kompanisë “Bio-Products” për të ndërtuar një agroturizëm që përfshin edhe një thertore.

Sipas tyre, kjo hapësirë është e vetmja e mbetur e gjelbër në atë zonë.

Edhe pse është një “tokë-shtet” ata e kanë mirëmbajtur atë për 30 vjet, duke e mbjellë me pemë frutore e dekorative.

Lexo më shumë  Kurti i jep përkrahje filmit: Sukses historik, “Dua” përfaqëson Kosovën në Kanë!

Një mënyrë kjo për të ruajtur tokën edhe nga erozioni dhe cilësia e keqe e ajrit si pasojë e ndotjes së madhe të lumit të Tiranës që kalon aty pari.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *