KryesoreLajme

Banorët e Kalivaçit në protestë, bllokojnë aksin Qukës–Qafë Plloçë

Një protestë e banorëve në afërsi të fshatit Kalivaç ka bllokuar për rreth 10 minuta qarkullimin në aksin rrugor Qukës–Qafë Plloçë, duke krijuar trafik të rënduar në të dyja drejtimet dhe duke penguar lëvizjen e dhjetëra automjeteve.

Gjatë protestës ka patur edhe përplasje verbale dhe tensione mes banorëve dhe disa drejtuesve të mjeteve, të cilët mbetën të bllokuar në trafik.

Lexo më shumë  Kamberi për gazetën gjermane: Demokratizimi i Serbisë nuk mund të bazohet në riprodhimin e modeleve të vjetra nacionaliste

Banorët kundërshtojnë mbylljen e rrugës ekzistuese që lidh tre fshatra me segmentin e ri Qukës–Qafë Plloçë. Sipas tyre, ky itinerar është jetik, pasi u siguron akses jo vetëm drejt rrugës kryesore, por edhe drejt tokave bujqësore.

Nga ana tjetër, inxhinierët e projektit argumentojnë se dalja nga kjo rrugë në aksin e ri përbën burim aksidentesh dhe nuk plotëson standardet e sigurisë rrugore. Protestuesit paralajmërojnë se do të vijojnë me veprime të tjera nëse nuk gjendet një zgjidhje që garanton lëvizjen e tyre të përditshme.

Lexo më shumë  Ministri Hoti: Sot ekzekutohen shtesat prej 100 euro për pensionistët dhe fëmijët në Kosovë

Rruga Press

YouTube player