KryesoreLajme

Sveçla inkurajon gratë dhe vajzat që të aplikojnë për gradën rreshter

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka mirëpritur shpalljen e procesit të gradimit për gradën Rreshter në Policinë e Kosovës si dhe inkurajon gratë dhe vajzat që të aplikojnë dhe të shfrytëzojnë mundësitë për avancim profesional.

Përmes një reagimi në Facebook, Sveçla ka thënë se ky proces paraqet një mundësi të rëndësishme për avancimin në karrierë të zyrtarëve policorë që shërbejnë me profesionalizëm dhe përgjegjësi për sigurinë e qytetarëve dhe të vendit.

Lexo më shumë  Bashkëshorti i zv/guvernatores Holta Zaçaj në skandalin e mbetjeve toksike të Albchrome

“Mirëpres shpalljen e procesit të gradimit për gradën Rreshter në Policinë e Kosovës, si një mundësi e rëndësishme për avancimin në karrierë të zyrtarëve policorë që shërbejnë me profesionalizëm dhe përgjegjësi për sigurinë e qytetarëve dhe të vendit tonë”, ka shkruar ai.

Sveçla u ka bërë thirrje në veçanti grave dhe vajzave që të aplikojnë për këtë gradë dhe të shfrytëzojnë mundësitë për avancim profesional.

Lexo më shumë  SPAK dyshon se Policia e Elbasanit i dha Ergys Agasit targa të paidentifikueshme

Sipas tij, kjo do të kontribuojë edhe në rritjen e përfaqësimit dhe fuqizimin e grave në Policinë e Kosovës.

YouTube player