Lajme

Banka Botërore: Shqipëria me rritjen më të vogël ekonomike në rajon për dy vitet e ardhshme, Kosova me rritjen më të madhe

Banka Botërore vlerëson se kriza e çmimeve do të reflektohet më tepër në ekonominë shqiptare në dy vitet në vijim.

Në raportin e fundit është lënë i pandryshuar niveli i rritjes ekonomike për këtë vit ndërsa për vitin e ardhshëm është rishikuar me ulje prej 1.2%.

Në projeksionet e vjeshtës Banka Botërore thekson se lufta Rusi-Ukrainë po jep goditje të forta në zinxhirin tregtar midis vendeve duke rritur ndjeshëm çmimin e energjisë dhe të ushqimeve.

Shqipëria rezulton se është një ndër vendet që do të ketë nivelin më të ulët të ecurisë ekonomike nëse e krahasojmë me vendet e tjera të rajonit. Për vitin 2023 rritja ekonomike do të jetë vetëm 2.3% duke u renditur pas Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë me 2.7%, Malit të Zi me 23.4% dhe Kosovës që do të ketë rritjen më të madhe në rajon me 3.7%.

Lexo më shumë  U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshillin e Sigurimit – reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Banka Botërore thekson se kriza e paprecedentë e çmimeve mbart pasoja si për konsumatorët ashtu edhe për qeveritë duke kufizuar përballueshmerinë fiskale; produktivitetin e firmave; dhe mirëqenien e familjeve.

Në raport Banka Botërore sugjeron që qeveritë të ndërhyjnë përmes politikave të mbështetjes për të garantuar një minimum të të ardhurave, për të mbrojtur individët dhe familjet nga goditjet me efekte negative.

Lexo më shumë  Përfaqësuesi britanik në OKB: Jemi mbështetës të sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës       

Rritja ekonomike në Rajon për 2023

Shqipëria 2.3 %
Maqedonia e Veriut 2.7%
Serbia 2.7%
Mal i Zi 3.4%
Kosova 3.7%

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *