Bajerni i Mynihut pranë firmosjes me yllin e Liverpoolit
Sipas lajmeve që kanë disa ditë që po qarkullojnë, Sadio Mane është afër arritjes së një marrëveshjeje trevjeçare me Bajernin e Mynihut dhe pritet t’u kushtojë 30 milionë euro (25 milionë paund) gjermanëve.
Mane do të hyjë në vitin e fundit të marrëveshjes së tij me Liverpulin në qershor, me Barcelonën dhe PSG-në në pritje.
Por duket se Bajerni është në pozicion më të mirë për të blerë senegalezin, me gazetën franceze “L’Equipe” që pretendon se ai është afër arritjes së një marrëveshjeje me skuadrën e Bundesligës.
30-vjeçari do të ketë një tarifë transferimi prej 30 milionë eurosh (25 milionë paund). Drejtori sportiv i Bajernit, Hasan Salihamixhiç, kishte takuar agjentin e lojtarit për të shprehur interesimin e klubit.
Gjigantët gjermanë e kanë bërë atë objektivin e tyre kryesor këtë verë, pasi kërkojnë të zëvendësojnë Robert Levandovskin në largim.
Polaku 33-vjeçar, ka qenë i lidhur fort me një lëvizje te Barcelona, e cila mendohet se po udhëheq përpjekjet për të nënshkruar me sulmuesin më të mirë në Bundesligë.
Mane, ndërkohë, ka shijuar gjashtë vite në “Anfield” që nga kalimi i tij nga Sauthamptoni në 2016-ën.
Rruga Press