Bota

Zelensky premton se Donbasi do jetë përsëri Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka premtuar se Donbasi do të jetë “përsëri ukrainas”, pasi forcat ruse vazhdojnë të bëjnë përparime në rajonin juglindor, raportoi CNN-i të shtunën.

Duke folur gjatë fjalimit të tij të natës të premten, Zelensky e quajti situatën aktuale në Donbas “shumë të vështirë”, duke iu referuar rritjes së fuqisë së armëve nga Rusia në rajon.

Lexo më shumë  Lukashenko: Në Bjellorusi janë dislokuar dhjetëra armë bërthamore ruse

“Kjo është arsyeja pse ne duhet të rrisim mbrojtjen tonë, të rrisim rezistencën tonë dhe Donbasi do të jetë përsëri ukrainas. Edhe nëse Rusia do të sjellë të gjitha rrënimet në Donbas, ne do të rindërtojmë çdo qytet, çdo komunitet”, theksoi Zelensky.

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së pohoi gjatë një konference për shtyp të premten se Rusia po vazhdon të bëjë përparime në Donbas.

Ukraina vazhdon t’u bëjë thirrje partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, që t’i sigurojnë asaj sisteme të shumta raketash për të kundërsulmuar ofensivën ruse.

Teksa pranoi kërkesën e Ukrainës, sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby, theksoi gjatë konferencës së të premtes se “vendimet … nuk janë marrë ende”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *