Lajme

Avokati serb: Dyshja Vuçiq-Vulin janë organizatorët e padiskutueshëm të sulmit terrorist në Kosovë

Avokati nga Beogradi, Çedomir Stojkoviq, ka thënë se nuk ka asnjë dyshim se Aleksandar Vuçiq dhe shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin ishin organizatorët e sulmit terrorist në veri të Kosovës.

Avokati serb tha se Bojan Mijaliloviç – truproja i drejtorit të BIA-s, Aleksandar Vulin, u vra të dielën teksa po organizonte skenarin Donbas& Krime 2014 në Kosovë së bashku me Milan Radoiçiqin (një kryengritje e rreme e armatosur e serbëve nën pretekstin e ‘terrorit të Kurtit’, që do të koordinohej nga Beogradi nga ana e Aleksandar Vuçiq).

Stojakoviq përmes një postimi në platformën “X” tha se gjatë përleshjes së armatosur Milan Radoiçiq u plagos.

Ai thotë se Vulin dhe Radoiçiq janë agjentë të presidentit rus Vladimir Putin në Serbi.

“Drejtori i BIA-s Vulin është numri 1 në listën TIPARS të agjentëve të Putinit në Serbi. Milan Radoiçiq është numri 9 në listën TIPARS të agjentëve të Putinit në Serbi”, shkruan avokati serb.

Më tej ai thotë se “në vitin 2019 Aleksandar Vuçiq mori medaljen ‘Alexander Nevsky’ nga Vladimir Putin, e cila jepet ekskluzivisht për të paktën 20 vjet shërbim në Federatën Ruse”.

Lexo më shumë  Bislimi në Hungari, takohet me ministrin për Çështje të BE-së

“Ambasadat dhe diplomatët perëndimorë i besuan gënjeshtarit Aleksandar Vuçiq. Sa më shumë dhe më mirë të gënjente Aleksandar Vuçiq, aq më shumë diplomatët perëndimorë e besonin”, thotë avokati Stojkoviq, duke shtuar se “Gjatë asaj kohe, Aleksandar Vuçiq ishte duke negociuar skenarin Donbas& Crime në Kosovë në dhomën e shurdhër në ‘Kurorën e Andriqit’”.

“Pasi plani i tij [Vuçiqit] u prish, ai shpalli ‘ditë zie në Serbi’, sepse autorët e tij – terroristët – vdiqën në Kosovë”.

Lexo më shumë  Nënsekretarja e Shtetit për Diplomacinë Publike në ShBA do të vizitojë Kosovën

Më tej avokati thotë se “që Aleksandar Vulin dhe Aleksandar Vuçiq janë organizatorët e sulmit në Kosovë edhe dihet edhe për një gjë tjetër: Vetëm ata dy mund të dilnin me një plan kaq idiotesk dhe të budallëm;  dhe vetëm ata dy do të donin t’i thyenin të gjitha obligimet e Serbisë me një plan kaq budalla dhe idiot, dhe të rrezikonin fatin e mbarë vendit!”.

“Njëlloj sikurse Sllobodan Millosheviqi, që është idhull i Aleksandar Vulinit edhe Vojislav Shesheli është idhull i Aleksandar Vuçiqit”, tha avokati.

Avokati Stojakoviq gjithashtu ka thënë se “dënon ashpër blerjen dhe dërgimin e sistemeve raketore të mbrojtjes ajrore nga Kina komuniste në Serbi, një kandidate për anëtarësim në BE”.

“Armët kineze nuk kanë vend në Evropë. Një vend kandidat për në BE nuk mund të bashkëpunojë ushtarakisht me Kinën. Kjo tregon për angazhimin e papranueshëm të Serbisë!”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player