BallinaLajme

Avdullah Hoti deklarohet për humbjen e LDK-së në Podujevë

I pyetur nëse humbjen në Podujevë e sheh si ndëshkim ndaj tyre për shkak të prishjes së koalicionit mes LDK-së dhe LVV-së në nivel qendror, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se mediat mund të kenë interpretime të ndryshme.

“Është një rezultat të cilin të gjithë e kemi pranuar sepse kanë folur qytetarët e Komunës së Podujevës dhe të gjithë do të sillemi në përputhje me atë vendim të sovranit, të qytetarëve. Interpremtimet nga më të ndryshme ju si analist, si media mund të keni por ne jemi duke bërë punën tonë si Qeveri”, tha Hoti.

Lexo më shumë  Prokuroria merr kamerat e Bankës së Shqipërisë për të gjetur policin që qëlloi Erjon Vishkullin, po hetohet edhe rreth dyshimeve për përdorimin joproporcional të forcës nga disa punonjës së policisë së shtetit ndaj protestusve 

LDK-ja ka humbur bastionin e saj në Podujevë të dielën në zgjedhjet për kryetar të komunës, pasi fitoi kandidati i LVV-së, Shpejtim Bulliqi.

YouTube player