BallinaLajme

Aparatet e lalit, Veliaj tender 41.2 milionë lekë për përpunimin e videove propagandistike

Bashkia e Tiranës ka vendosur të shpenzojë 41.2 milionë lekë për blerje pajisjesh audiovizive në kulmin e pandemisë. Tenderi ka për objekt blerjen e kamerave, për regjistrim, por edhe pajisjet kompjuterike për përpunimin dhe transmetimin e videove me cilësi të lartë. Në këtë mënyrë fondet shkojnë për ndërtimin e një imazhi virtual në median online dhe rrjetet sociale në kohën kur banorët e kryeqytetit përballen me një sërë vështirësish.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka zgjedhur të shpenzojë para për fotot dhe videot që poston në rrjetet sociale, në një kohë kur kryeqyteti po përballet me problematika të shumta dhe vendi ndodhet në mes të pandemisë.

Lexo më shumë  Maqedonci në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore: Përgjegjësit e sulmit terrorist të 24 shtatorit ende të lirë

Referuar të dhënave në APP së fundmi bashkia e Tiranës ka hapur një tender me vlerë 41.2 milionë lekë për të blerë paisje audiovizive.

Në dokumentet standarde të tenderit bëhet e ditur se kërkohen mikrofon dual channel me vvireless, laptop, aparate fotografik që filmojnë video, stativ monopod, stativ tripod për aparate fotografik si dhe lente të madhësive të ndryshme.

Pas ndalimit të tubimeve elektorale nga komiteti teknik i ekspertëve, duket se Veliaj ka zgjedhur që të fuqizojë propagandën e tij online me qëllim që gjithë reklamimin e fushatës ta përqendrojë me anë të mesazheve që I dërgon audiencës në distancë.

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

Një tjetër kërkesë nga Bashkia e Tiranës është edhe pajisja livestreamer me 6 kamera, blicet, mikrofonat mizë si dhe dhjetëra kompjuterë montazhi, laptope etj.

Të gjitha kompanitë e interesuara kanë afat deri në 7 dhjetor për të dorëzuar ofertat e tyre dhe afati kohor për ekzekutimin është vetëm 30 ditë nga data lidhjes së kontratës.

Pavarësisht se Bashkia e Tiranës është përqendruar te shpenzimet e luksit në procedurat e fundit të zhvilluara, ekspertët theksojnë rëndësinë e shmangies së këtyre shpenzimeve.

YouTube player