Austri/ Gjobë deri në 7200 Euro për personat që refuzojnë të vaksinohen kundër Covid-19
Banorët austriakë që refuzojnë të marrin vaksinën kundër Covid-19 nga muaji shkurt, kur vaksinimi do të bëhet i detyrueshëm, do të përballen me gjoba deri në 7200 euro, zbulon një draft i ri i ligjit të Austrisë për vaksinimin kundër Covid-19.
Vaksinimi i detyrueshëm do të zbatohet për të gjithë ata që kanë vendbanim të përhershëm në Austri. Sipas projekt-rregullores së parë nga gazeta austriake die Presse, përjashtohen vetëm ata që nuk mund të vaksinohen për arsye shëndetësore .
Në draft nuk bëhet e qartë nëse do të jenë të detyrueshme edhe vaksinat përforcuese.
Të gjithë ata që refuzojnë të vaksinohen do të thirren në autoritetet e administratës së qarkut. Nëse e shpërfillin thirrjen dy herë, do të gjobiten me 3600 euro. Nëse refuzimi i tyre për t’u vaksinuar i vë personat e tjerë në “rrezik serioz” ose nëse vazhdojnë të injorojnë urdhrin ata dop të gjobiten deri në 7200 euro.
Projektligji do të paraqitet më 6 dhjetor, por die Presse ka marrë paraprakisht draft propozimin paraprak.
Për shkak të rritjes së shpejtë të infeksioneve, Austria ndërmori hapa drastikë për të trajtuar valën e katërt COVID. Qeveria prezantoi një bllokim të plotë më 22 nëntor, krahas njoftimit se vaksinimet do të bëheshin të detyrueshme për të parandaluar daljen jashtë kontrollit të krizës shëndetësore.
Rruga Press