Bota

Shtetet e BE-së harxhuan 200 miliardë euro për mbrojtjen gjatë 2020

Shtetet e Bashkimit Evropian shpenzuan rreth 200 miliardë euro për mbrojtjen në vitin 2020, por investimet e përbashkëta nga qeveritë ranë, tha Agjencia Evropiane e Mbrojtjenë një raport të hënën.

Në raport theksohet se shpenzimet totale të vendeve të BE-së me përjashtim të Danimarkës, e cila nuk merr pjesë në projektet ushtarake të BE-së, arriti në 198 miliardë dollarë, një rritje prej 5% nga viti 2019.

Lexo më shumë  Rrjeti i lidhur me Vuçiqin dhe Veselinoviqin nën hetim nga FBI për pastrim parash në SHBA

Shpenzimet e mbrojtjes arritën në 1.5% të prodhimit ekonomik të 26 shteteve të BE-së, një shifër e mirëpritur për aleancën e NATO-s të udhëhequr nga SHBA, e cila ka kërkuar një objektiv shpenzimi prej 2% për aleatët e saj.

Megjithatë, raporti i Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes vuri në dukje një rënie në shpenzimet bashkëpunuese, pavarësisht një pakti të mbrojtjes të BE-së të nënshkruar në fund të vitit 2017, në përpjekje për të bashkuar burimet dhe për t’i dhënë fund konkurrencës midis industrive të shteteve.

Lexo më shumë  Ushtarët izraelitë përdorin sulme seksuale për të dëbuar palestinezët nga Bregu Perëndimor

“Tendenca rënëse në shpenzimet bashkëpunuese evropiane është veçanërisht shqetësuese”,  tha shefi ekzekutiv i Agjencisë së Europiane të Mbrojtjes, Jiri Sedivy, i cili zbuloi një rënie prej 13% në prokurimin e pajisjeve të përbashkëta krahasuar me vitin 2019.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *