Bota

Australia zbut masat anti-COVID, nga 1 nëntori qytetarët mund të udhëtojnë jashtë vendit

Australia ka konfirmuar se javën e ardhshme do të shfuqizoj masat e kufizimit, që ua pamundësonin qytetarëve të udhëtojnë jashtë vendit, përveç rasteve kur kanë pasur leje të veçanta, shkruan BBC.

Australia është një prej vendeve me masat më të rrepta të karantinimit në botë, me qëllim që të parandalohet përhapja e mëtejme e coronavirusit.

Lexo më shumë  Trumpi thotë se është 'shumë e pamundur' ta zgjasë më tej armëpushimin, pas mbarimit të tij

Nga 1 nëntori, qytetarët e këtij vendi nuk do të kenë më nevojë për leje të veçantë që të largohen nga Australia, me kushtin e vetëm që ata duhet të jenë të vaksinuar me dy doza të vaksinës anti-COVID.

Aktualisht kjo masë vlen për australianët, e ditëve në vijim pritet të ketë lehtësim masash edhe për të huajt që e vizitojnë këtë vend.

“Para fundit të vitit presim që të vaksinojmë të gjithë punonjësit dhe studentët e huaj”, ka thënë ministrja e Punëve të Jashtme, Caren Andrews.

Lexo më shumë  BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit për bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

Në anën tjetër, Scott Morrison ka përshëndetur paralajmërimin e hapjes së kufijve, duke theksuar se është koha që australianët t’i rikthehen normalitetit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *