Bota

Australia do të blejë 20 avionë C-130 Hercules nga SHBA-ja

Australia është deklaruar se do të blejë 20 avionë C-130 Hercules nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vlerë prej 6.6 miliardë dollarësh, investim ky që pritet të rrisë ndjeshëm madhësinë e flotës së forcave ajrore.

Avioni i parë Hercules me katër motorë pritet të dorëzohet në vitin 2027 dhe do të zëvendësojë përfundimisht flotën e 12 avionëve Hercules, me të cilët Forca Ajrore Mbretërore Australiane aktualisht operon nga baza Richmond afër Sidneit, ka thënë ministri i Industrisë së Mbrojtjes, Pat Conroy.

Lexo më shumë  Rusia po fajësohet për ndërhyrje në GPS, probleme me fluturimet nëpër Evropë

Shtetet e Bashkuara dhe Australia aktualisht po kryejnë stërvitjen e tyre ushtarake dyvjeçare përgjatë bregut australian që këtë vit përfshin 13 vende dhe më shumë se 30 mijë trupa.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player