Lajme

Atiq: Do të punojë për të gjithë qytetarët pa dallim dhe pa diskriminim

Kryetari i ri i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, është zotuar se do të punojë për të mirën e gjithë qytetarëve në komunën që ai do të udhëheq.

Atiq këto deklarata i bëri pasi mori zyrtarisht detyrën e tij si kryetar, transmeton Telegrafi.

“Ne me gjithë ekipin unë si kryetar shprehna se do të punojë për të gjithë qytetarët e komunës pa dallim dhe pa diskriminim, angazhimin më të madh do ta bëjë për të normalizuar këtë pjesë të komunës dhe bëj ftesë të gjithë qytetarëve që të vijnë dhe të na takojnë e të bashkëpunojmë sa më mirë”, u shpreh ai.

Lexo më shumë  Për një ditë, 29 serbë konvertuan patentë shoferët ilegalë në RKS

I pyetur nga gazetarët se kur do të hapin urën e Ibrit, kryetari theksoi se do të punojnë në rregullimin e çdo problemit që kanë qytetarët.

“Në si ekzekutiv qëllimin e kem për lehtësimin e qytetarëve, çdo problem që është do të bëjmë angazhimin tonë për rregullim”, tha ndër tjera ai. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *