Lajme

Atentati në me 3 të vrarë në Fushë Krujë, shoqërohen 10 persona në polici

Të paktën 10 persona janë shoqëruar nga policia e shtetit që po përpiqet të zbardhë atentatin me 3 të vrarë që ndodhi mesditën e së dielës ku u ekzekutuan Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Sipas medieve, të shoqëruarit janë dërguar në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, pasi Komisariati i Fushë Krujës është i vogël dhe ka ambiente të kufizuara.

Lexo më shumë  Elshani: Situata e sigurisë në veri e qetë dhe stabile, por vazhdon të jetë delikate për shkak të veprimeve të mundshme politike

Mësohet se të shoqëruarit janë marrë në pyetje për rrethanat, por ende nuk ka konfirmim për ndonjë person të ndaluar. Ka vijuar edhe gjatë natës krehja e zonës nga forcat e FNSH-së dhe ato RENEA.

Policia e shtetit ka vendosur edhe një shpërblim prej 3 milionë lekësh të reja për këdo që jep informacione që do të çojnë në identifikimin apo kapjen e autorëve. 

Lexo më shumë  Reforma territoriale e qeverisë Rama: 15 bashki drejt shkrirjes, kritikët paralajmërojnë izolim të zonave rurale

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *