Lajme

Atentati në me 3 të vrarë në Fushë Krujë, shoqërohen 10 persona në polici

Të paktën 10 persona janë shoqëruar nga policia e shtetit që po përpiqet të zbardhë atentatin me 3 të vrarë që ndodhi mesditën e së dielës ku u ekzekutuan Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Sipas medieve, të shoqëruarit janë dërguar në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, pasi Komisariati i Fushë Krujës është i vogël dhe ka ambiente të kufizuara.

Lexo më shumë  Maqedonci: Evropa gaboi që nuk investoi në mbrojtje, po e ndërtojmë fabrikën e municionit

Mësohet se të shoqëruarit janë marrë në pyetje për rrethanat, por ende nuk ka konfirmim për ndonjë person të ndaluar. Ka vijuar edhe gjatë natës krehja e zonës nga forcat e FNSH-së dhe ato RENEA.

Policia e shtetit ka vendosur edhe një shpërblim prej 3 milionë lekësh të reja për këdo që jep informacione që do të çojnë në identifikimin apo kapjen e autorëve. 

Lexo më shumë  Shkeljet ligjore të manifestimit të Kryeministrit Rama në sheshin “Skënderbej”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *