BotaKryesore

Ashpërsohet toni/ Scholzi e quan AFD-në parti e Rusisë, paralajmëron pavarësi energjetike nga Rusia

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e cilësoi të mërkurën partinë Alternativa për Gjermaninë (AFD), subjekt rus, pasi deputeti i kësaj partie, Steffen Kotre, tha se Gjermania duhet ta vë në funksion gazsjellësin rus Nord Stream 2.

Siç raportoi mediumi gjerman “Express.de”, Scholzi tha para deputetëve gjermanë se AFD-ja nuk është vetëm parti populiste e djathtë, “por edhe parti e Rusisë”.

Lexo më shumë  Kurti: Pjesëtarëve serbë kemi pasur të drejtë t’u themi mos shkoni, s’kemi të drejtë t’u themi kthehuni

Kotre hodhi akuza ndaj kancelarit Scholz, duke thënë se nuk mund t’i dalë në ndihmë Ukrainës “duke e bllokuar Gjermaninë”.

“Ata (deputetët e AFD) nuk e kuptojnë se me të vërtetë po ndodh një luftë tani”, deklaroi Scholzi.

Ai theksoi se Gjermania po përgatitet që ta ndërtojë infrastrukturën e nevojshme, për të hequr dorë nga nafta dhe gazi rus.

Lexo më shumë  Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ Sot seanca e fundit plenare, qytetarët protestojnë para Kuvendit: Nuk na përfaqëson parlamenti i krimit

Me nisjen e pushtimit rus në Ukrainë, Scholzi ka pezulluar procesin e certifikimit për gazsjellësin e gazit natyror “Nord Stream 2”.

Gazsjellësi nënujor është i kompletuar, por nuk është në funksion.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *