Lajme

ASH thotë se njësiti “Tigrat” pasqyron qasjen diskriminuese të shtetit

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas shënimit të 41 vjetorit të njësitit policorë “Tigrat” pranë MPB-së.

Nga kjo parti thonë se mosprania e asnjë shqiptari në këtë njësit pasqyron qasjen diskriminuese të shtetit ndaj shqiptarëve.

“Me këtë njësi diskriminimi dhe ofendimi i shqiptarëve bëhet i dyfishtë. Jo vetëm që nuk pranohen, por edhe nënçmohen me arsyetimin se pranohen vetëm ata që kanë aftësi fizike dhe psiqike. Sot ky njësit për shqiptarët mbahet mend vetëm si i tillë që ka përgjakur shqiptarët që nga themelimi i shtetit, si në ngjarjet e Bit Pazarit, Strugës, Tetovës, Gostivarit, në konfliktin e vitit 2001 dhe në çdo aksion tjetër me radhë.

Lexo më shumë  Kurti pjesë e shënimit të Ditës Kombëtare të Irlandës

““Tigrat” operojnë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku partia shqiptare në pushtet, BDI, shpesh herë është mburrur se ka pasur zëvendësministra e një kohë edhe ministër”, deklaroi mes tjerash Naim Bajrami nga Aleanca për Shqiptarët.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *