Bota

“Asgjë nuk ka mbetur”: Mariupoli ‘mbledh copat’ pas luftimeve të ashpra disa javore – rrëfimet e atyre që kanë mbetur aty

Rrënojat e ndërtesave të djegura qëndrojnë mes gjelbërimit në atë që ka mbetur nga qyteti portual ukrainas i Mariupol.

Bëhet fjalë për Mariupolin, i cili pas disa javësh rrethimi dhe sulmesh, pjesa më e madhe e qytetit në bregun e detit Azov është kthyer në një “shkretëtirë”.

Ndërsa trupat e fundit ukrainase në qytet iu dorëzuan rusëve në fabrikën e bombarduar të çelikut Azovstal, kalimtarët kanë hallin për fatin e tyre.

Angela Kopytsa, një 52-vjeçare, thotë se nuk shihte të ardhme për veten në Mariupol.

“Nuk ka punë, nuk ka ushqim, nuk ka ujë”, ka rrëfyer ajo, duke shtuar se shtëpia dhe jeta e saj ishin “shkatërruar”.

Qyteti ka qenë pa energji elektrike që nga fillimi i marsit.

Kopytsa shpërthen në lot ndërsa rrëfen se si gjatë luftimeve iu desh të ndante kafshatën e ushqimit me fëmijët dhe nipin e saj dhe se si “fëmijët në maternitet po vdisnin nga uria”.

“Çfarë të ardhme?”, ka thënë ajo. “Nuk kam shpresë për asgjë”.

Tre muaj luftime në Mariupol kanë bërë që qindra mijëra njerëz të ikin për të shpëtuar jetën e tyre dhe kanë shkaktuar vuajtje dhe vdekje të shumta.

Dhe Rusia është zotuar të rindërtojë qytetin juglindor dhe ta kthejë atë në një vendpushim bregdetar.

Lexo më shumë  Ministri i Jashtëm polak: Rusia do të mposhtet nëse e sulmon NATO-n

‘Asgjë e mbetur’

Disa gazetarë kanë udhëtuar për në Mariupol si pjesë e një turneu shtypi të organizuar nga ushtria ruse, por anëtarët e medias nuk u lejuan t’i afroheshin fabrikës së madhe të çelikut Azovstal, e cila është bërë një simbol i rezistencës së ashpër të Ukrainës, shkruan France24, përcjell Telegrafi.

Luftimet e pandërprera të javëve të mëparshme janë ndaluar dhe ushtria ruse dhe aleatët e saj separatistë tani patrullojnë rrugët në qytetin e shkatërruar, i cili kishte një popullsi prej më shumë se gjysmë milioni njerëz përpara fillimit të armiqësive.

Elena Ilyina, e cila dikur jepte mësim në një universitet në Mariupol, qan teksa tregon për AFP, për jetën e saj, duke thënë se apartamenti i saj është shkatërruar dhe ajo tani jeton me vajzën e saj.

“Nuk më ka mbetur asgjë”, ka thënë 55-vjeçarja, duke shtuar se edhe veshjet që ka veshur ia kanë dhënë “njerëzve të tyre”.

Ilyina tha se dëshiron të rikthejë jetën e saj të vjetër.

“Do të doja të jetoja në banesën time, në paqe, të shkoj në punë dhe të flas me fëmijët e mi”, tha ajo me zërin e saj të thyer.

Lexo më shumë  Ukraina pranon fonde të reja nga BE-ja

Gjatë vizitës së mediave, ushtria ruse gjithashtu i çoi gazetarët në një kopsht zoologjik lokal ku kafshët, përfshirë arinjtë dhe luanët, mbaheshin në kafaze, por dukeshin të shëndetshëm.

‘Ne përshtatemi, mbijetojmë’

Oksana Krishtafovich, 41 vjeçe, dikur ishte kuzhiniere në një restorant lokal, por tani punon në kopshtin zoologjik, duke ushqyer kafshë dhe duke mjelur lopë.

“Restoranti ku punoja u shkatërrua. Tani ata janë klientët e mi”, rrëfen ajo.

Ajo pranoi se qytetit “i mungon gjithçka”, por u shfaq stoike. “Ne përshtatemi, mbijetojmë”.

E Sergei Pugach, i cili kaloi 30 vjet duke punuar në Azovstal, një nga punëdhënësit kryesorë të qytetit, tani është roje në kopshtin zoologjik.

Në shkurt, ai kishte vetëm dy muaj para daljes në pension. Pastaj presidenti rus Vladimir Putin dërgoi trupa në Ukrainë.

Sot Pugach nuk e di nëse do të marrë ndonjëherë pensionin, por nuk ankohet.

“Ukrainasit nuk janë dembelë”, mendon ai, duke vënë në dukje se sapo luftimet ndaluan “njerëzit dolën nga bodrumet dhe të gjithë tani po kërkojnë punë”.

“Disa tashmë janë duke punuar”. 

Rruga PRess

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *