Opinion/Aktualitet

Asgjë e re nga fronti i Rusisë-Serbisë!

Shkruan Gëzim Mekuli

Kjo luftë është mekanizëm syhapës për NATO-n dhe për byrokracinë e korruptuar të BE-së. Në anën tjetër, ky pushtim rus vetëm sa e ka pozicionuar, vlerësuar e faktorizuar kombin dhe gjeopolitikën shqiptare.

Kjo luftë okupuese katërcipërisht e forcëron faktin, se sa e drejtë, sa largëpamëse e sa strategjike, është refuzimi kategorik i Qeverisë Kurti ndaj Zajednicës serbe (ruse) të nënshkruar nga klasa e korruptuar politike e Kosovës. Dhe sa e drejtë ishte moslejimi i votimit për shtetin serb në Kosovën e pavarur nga Serbia.

Lexo më shumë  Demokracia triumfoi në Hungari, Vuçiqi në frikë nga ndryshimet që po vijnë

Tjetra të dashur lexues,
Kjo luftë dëshmoj, përsëri, se Rusia, dhe Serbia politike, janë armiqtë kryesorë të kombit shqiptar; si pardje, ajo e carit rus, si dje, ajo e komunistëve dhe si sot, ajo e kapitalistëve. Pra nuk është komunizmi shtytëse e tanksave dhe avionëve serb e rus për të djegur shqiptarë, e sot ukrainas; Është etja për dominimin ekonomik, ushtarak e teritorial.

Lexo më shumë  Rusia ka ndikim të madh në Serbi, ndërsa pushteti aktual në Beograd e pëlqen këtë fakt

Tani, të ma gjejë dikush një argument të fortë, a të butë, përse duhet (akoma) të propagandoj Edi Rama për “open Ballkanin ruso-serb”?!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *