Bota

Arrestohet lideri i një organizate kriminale në Ukrainë, shiste ndihmat humanitare

Udhëheqësi i një organizate kriminale është arrestuar në Ukrainë pasi ka shitur ndihma humanitare, është shprehur në një deklaratë, Ministria e Punëve të Brendshme të vendit. 

Në një postim në Telegram, ministria tha se grupi, i cili nuk është identifikuar, fitoi më shumë se 500,000 hryvnia (11,465.53 paundë) duke shitur municione ushtarake, kamionë dhe ambulanca, të cilat ishin importuar si ndihmë humanitare. 

Lexo më shumë  NATO - Ukrainë takohen për sistemet ajrore, Zelensky: ja për çfarë kemi nevojë

“Policia vazhdon të marrë masa për bllokimin e skemave kriminale dhe ekspozimin e njerëzve që përpiqen të fitojnë para nga lufta”, thuhet në postim. 

Personi u arrestua në rajonin Ivano-Frankivsk, në Ukrainën perëndimore, dhe ministria pretendoi se hetuesit kanë identifikuar anëtarë të tjerë të grupit dhe kanë dokumentuar “të gjithë zinxhirin kriminal të aktiviteteve të tyre”. 

Rruga Press

Lexo më shumë  Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve thotë se Putini mund të nisë luftë në Ballkan
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *