Lajme

Arrestohen shtetasit francezë, hynë ilegalisht në Kosovë me makinë me targa ruse

Policia e Kosovës ka shoqëruar dy shtetas të huaj, të dyshuar për kalim ilegal të kufirit.

Sipas njoftimit të policisë të martën, në fshatin Jashanicë të komunës së Leposaviçit, njësitet policore të hënën, kanë ndaluar automjetin Land Rover me targa ruse, në të cilin gjendeshin dy persona me shtetësi franceze, të cilët kishin hyrë nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës në mënyrë ilegale.

Lexo më shumë  Sot protesta e 26-të, qytetarët nuk ndalen deri në largimin e Ramës

“Dyshohet se duke përdorur rrugët ilegale kanë hyrë në Republikën e Kosovës, me ç’rast kanë kryer veprën penale ‘Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare’”, thuhet në njoftim.

Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kompetent i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, i cili ka autorizuar inicimin e rastit dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë shoqëruar në rajon ku dhe po mbahen.

Lexo më shumë  1-shi i listës së LDK-së në “gjumë” – Vjosa Osmanit as që ia ndien për kaosin që e ka kapluar Abdixhikun

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *