Lajme

Arrestohen kinezët në Rinas, ishin nisur për në Kanada me dokumenta të falsifikuara

Një çift me origjinë kineze u arrestua sot në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, pas disa kontrollesh të autoriteteve ligjzbatuese.

Bëhet fjalë për 36-vjeçarin L.CH dhe bashkëshorten e tij 33-vjeçare, Y.CH, të dy banues në Kinë, te cilët përmes disa dokumenteve që rezultuan totalisht të falsifikuara po tentonin të largoheshin nga vendi në drejtim të Kanadasë.

Prej disa vitesh, vendi ynë është kthyer në destinacion transit për shtetasit aziatik që dëshirojnë të emigrojnë në vendet perëndimore, dhe kryesisht në Kanada.

Lexo më shumë  Kurti: Qeveria, e gatshme t’i adresojë shqetësimet e mediave

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *