Lajme

Arrestimi i vartësit të Ballukut, reagon PD: Po të mos ishte DEA, ai nuk do kapej kurrë

Grupi i Sali Berishës në PD ka reaguar në lidhje me arrestimin e drejtorit të OST, Viktor Çervanakut, i cili kishte ngritur një laborator kokaine në Fier.

Në një deklaratë për shtyp, ish-deputeti Klevis Balliu u shpreh se ai nuk është thjesht një zyrtar socialist i korruptuar, por sipas tij, ai është shëmbëlltyra ideale e pushtetit të Edi Ramës.

Ndërsa shtoi se po të mos ishte DEA, ai nuk do të ishte arrestuar kurrë dhe do të kishte vazhduar aktivitetin e tij kriminal.

Deklarata e Plotë:

“Një sharës publik, patronazhist me licencë, adhurues/shërbëtor i Edi Ramës dhe nëpunës në bashkinë e Erion Veliajt, ka rënë dje në rrjetën e DEA-s amerikane, si pjesë e një grupi narko-trafiku.

Viktor Çervanaku, që u kap si mi nga amerikanët, nuk është thjesht një zyrtar socialist i korruptuar, ai është shëmbëlltyra ideale e pushtetit të Edi Ramës.
Medias do t’i dërgojmë një status në facebook të narko-trafikantit në fjalë, që tregon jo vetëm nivelin e tij, por fytyrën e këtij shteti dhe patericat ku ai mbështetet për të ndenjur në pushtet.

Lexo më shumë  Arsimi në tkurrje të shpejtë në Shqipëri, bie numri i nxënësve dhe studentëve në 3.7% në vitin akademik 2023-2024

Partia Demokratike dënon lidhjet mes trafikantëve, keqbërësve, sharlatanëve të tillë, që shkojnë deri lart në majat e pushtetit. Vini re: Çervanaku ka qenë kryetar komune i pushtetit vendor të Edi Ramës dhe nëpunës në bashkinë e Erion Veliajt.

Ai ka qenë dhe mbetet zorra qorre e një pushteti piramidal i cili frymëzon vetëm korrupsionin dhe të ligën.

Vini re gjithashtu: ai nuk do të kapej asnjëherë, dhe do të vazhdonte trafikun e kokainës, patronazhimin, lavazhin oral të shefave të tij në Tiranë, dhe linçimin e opozitës me gjuhë vulgare, po të mos ishte DEA Amerikane.

Për policinë dhe organet ligjzbatuese shqiptare, beu i Frakullës dhe lapërdhari i bashkisë së Tiranës do të vazhdonte i qetë trafikun, si mënyrën kryesore të këtij pushteti për të vjedhur zgjedhjet dhe varfëruar shqiptarët.

Raportimet dëshmojnë se droga transportohej me kamionët e ushtrisë drejt Malit te Zi, çka vërteton implikimin direkt te politikes ne narkotrafik.
Ky nuk është rasti i parë që punonjës të institucioneve të shtetit të Ramës kapen në trafikun e drogës.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti udhëton për në Gjermani, do të marrë pjesë në konferencën e PES

Qeveria Rama ka krijuar një ekonomi kriminale të trafikut te drogës, me anë të cilës pasurohen zyrtaret, vidhen zgjedhjet, linçohen kundërshtarët politike dhe vritet puna dhe biznesi i ndershëm.

Si për ironi të fatit, pak metra nga laboratori i kokainës të punonjesit te Bashkisë së Tiranës dhe ish-kryekomunarit socialist të Frakullës, ndodhej sera e një fermeri i cili po falimenton. Kjo pasi Rama nuk subvencionon biznesin e ndershëm por frymëzon, lejon dhe përfiton nga narkotrafiku.

Partia Demokratike falenderon DEA amerikane për luftën pa kompromis ndaj narkotrafikut dhe siguron partnerët se bandat e pushtetit do te gjejnë fundin me ardhjen tonë në pushtet, njësoj si shumë të tilla në vitet 2005-2013. Me një qeveri që frymëzon ekonomin e narkotrafikut dhe mbështet atë me segmentet shtetërore Shqipëria është në rrezik.

Ja pse dalim më 6 dhjetor në protestë. Evropa duhet ta dëgjojë nga goja e popullit, dhe jo vetëm nga raportet e shërbimeve inteligjente se shteti është kapur dhe një pushtet i tillë nuk duhet mbështetur.”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *