KryesoreLajme

Arratisja e Sekiraqës, kryeministri Kurti: Skandal i sistemit gjyqësor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas arratisjes së Enver Sekiraqës, i dënuar për vrasjen e ish-policit, Triumf Riza. Kurti, arratisjen e Sekiraqës e ka quajtur skandal të sistemit gjyqësor në vend, andaj reformën në drejtësi e sheh si urgjencë. 

“Në javën që po e lemë pas, kuptuam që njëri nga personat më famkeq në botën e krimit i cili u dënua për vrasjen e policit, Triumf Rizës është arratisur. Arratisja e personit përgjegjës, Enver Sekiraqa është dështim i sistemit tonë gjyqësor. Qeveria e Kosovës angazhohet për çdo ditë për të përfshirë të gjithë qytetarët. Vendosja e rendit dhe ligjit është kusht i domosdoshëm për arritjen e këtij qëllimi. Reforma në drejtësi që dikur ishte nevojë tash është urgjencë”, ka thënë ai në mbledhjen e Qeverisë.

Lexo më shumë  Çfarë rrezikon Narta/ Paralajmërimi i ekspertëve për shkatërrimin e një pasurie kombëtare

Kurti ka theksuar se të gjithë ata që e kanë njohur Triumfin e përshkruajnë njëzëri si profesionit të pashoq, i shkathtë në detyrë e shumë njerëzor me qytetarët, transmeton rtk.“Triumfin e kam takuar edhe unë dhe e kam po këtë përshtypje. Arratisja e personit përgjegjës për vrasjen e tij, Enever Sekriaqës është dështim i sistemit tonë gjyqësor, që vazhdon të arratiset vet nga drejtësia”, ka deklaruar Kurti.

Lexo më shumë  Aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri në vitin 2022

Rruga Press

YouTube player