Opinion/Aktualitet

ARBEN VITIA I KTHEHET KOMUNËS SË PRISHTINËS, TASH SI KRYETAR

Shkruan Hana Mitrovica

Me suksesin që i solli Komunës së Prishtinës, me kompletimin dhe funksionalizimin e mjekësisë familjare, kryekandidati i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Dr. ArbenVitia më 14 nëntor, kthehet te shtëpia e tij e dytë – Komuna. Nga përvoja me angazhim serioz administrativ, menaxherial, në udhëheqje të Prishtinës.

Për kontrast, Përparim Rama i LDK-së – kjo shkatërruese shumëdekadëshe e Prishtinës – edhe sot mburret që është arkitekti apolitik i shumë kataklizmave urbanistike më se evidente në qytet. Ky gjatë debatit zgjedhor, madje pa asnjë skrupull i shpreh dështimet e paketuar me folio vezullimash artificiale, duke shënuar kështu gjatë ‘shpalosjes zgjedhore’ më shumë se vetëm një autogol eklatant.

Ky trend vazhdoi në një duel-debat në Klan Kosova, midis kandidatëve garues për Zgjedhjet Komunale të 14 nëntorit. Karshi kandidatit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Dr. Aben Vitia për Kryetar të ardhshëm të Prishtinës, qe ulur pra, Përparim Rama i LDK-së.

Ky i fundit i vetëquajturi ‘arkitekt apolitik’ në aktin e mburrjes dhe krekosjes pa nevojë, shënon më shumë se disa autogola klasikë.  

Në anonimitetin e tij të plotë civil dhe politik, thotë se është marrë me Prishtinën 17 vjet (!) Përparim Rama. A e ka fjalën ‘përparimi’ për këto 17 vjetët  e shkuar gjatë të cilëve  Prishtina as sot nuk po mbërrinë t’i çelë sytë ? Mirë që na tregoi, ta dimë bile se kush ia zuri frymën Prishtinës, kryekomunë e Republikës së Kosovës.

Ani se nuk e kemi të qartë pse dikush do të duhej të mburrej publikisht me faktin se nuk ka njohuri elementare politike për të udhëhequr një kryeqytet. Aq më pak nëse synon postin administrativ dhe pikërisht punën me çështjet publike ( res publica ) në kryeqytetin e shtetit të Kosovës.

Akoma më pak, kur ‘Përparimi’ flet për angazhimin e tij personal shumëvjetësh, si londinez i vetëkonsideruar. Në Prishtinën e cila krahasuar me 17 vjetët e projektuesit privat – Rama & Co., dhe nivelin aktual të katandisjes të cilën e njohin e shohin edhe ‘shpezët shtegëtim’ nga perspektiva e tyre. Nuk duket diçka për të cilën do të duhej të mburret, kushdo. Përkundrazi.

Nëpër bashki e komuna shqiptare anekënd, e para pikë, na duhen me urgjencë udhëheqës si Arben Vitia i cili dëshmueshëm i njeh politikat menaxheriale për udhëheqje të mirëfilltë.

Lexo më shumë  Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Më e qëndrueshmja e Dr. Arbenit është se punët e tij flasin më theksueshëm se cilado frazë retorike elektorale, e tej. Mjafton të hysh në Qendrat e Mjekësisë Familjare në komunën e Prishtinës dhe do të mrekullohesh me ngjajshmërinë të cilën do ta gjesh edhe në qytete tjera Evropiane, në regjionin Emilia – Romagna, vetëm si shembull krahasimor, bie fjala.

Por, Arben Vitia me menaxhimin e tij në domenin shëndetësor u dëshmua më shumë se një herë. Dy deri në tri herë e vendosi nën kontroll epideminë në kuadër të pandemisë aktuale globale, si dhe menaxhimin e imunizimit të masave të gjëra të qytetarëve në Republikën e Kosovës.

Ndërkaq, i kundërti i tij, Rama thotë se është marrë 17 vjet me Prishtinën porse, vetëm 6 muajt e fundit pak më përafërt, dhe se : qytetarët e Prishtinës janë “njerëz shumë të mirë” (!?!) Kaq sa për fushatën e Përparim Ramës.

Asnjëherë nuk kam dëgjuar për këtë stil të shpalosjes zgjedhore. Ndoshta në Londër, atje ku Përparim Rama jeton ky mund të jetë trendi, unë këtë nuk mund ta di.

Por, e di se Prishtina nuk është Londër. Dhe as Dubai siç u cek me ironi të drejtë në debatin e sipërpërmendur televiziv.

Dhe me këtë e kemi rrumbullakësuar komplet fushatën e ‘arkitektit apolitik’.

Arkitekt, se jo pallavra !

Të synosh post në Komunë, e mos të dish dallime mes pikave referente të qytetit dhe atyre monumentale të kryekomunës ku ke lindur, duke mbajtur në ambiguitet të plotë atë pak njohuri që ke për Prishtinën e mirëfilltë, tradicionale, urbane si avangardë e pararojë sociale, i mangët n’afërsi ME si DHE problemet e qytetarëve ? Si ta spjegojmë këtë ? Siç qe rasti me ngatërrimin e emërtimit të shesheve dhe gafe të tjera me të cilat nuk kemi shumë kohë të merremi sepse na pret puna e vëllimshme dhe angazhimi serioz i qytetarit aktiv. Aktivitete këto voluminoze edhe në gjithëpërfshirje.

Vërtetë duhet t’ia bësh vetës disa pyetje si arkitekt që je ose më mirë ta rimendosh profesionin.

Thënë më së thjeshti. Ngatërrimi te pikat referente dhe pikétë monumentale të kryekomunës, duhet të pranojmë se është i pafalshëm për një pretendent si Rama i LDK-së, autogolshënuesit dhe zotrotës së tij arkitekturore.

Lexo më shumë  Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

E paramendoj se si urbanistët dhe arkitektët e ndjerë të Prishtinës po rrotullohen në tumba.

Nëse PRISHTINA nuk është një katrahurë urbane midis Evrope, nuk e dimë se cila tjetër mund të jetë !

Sot, është më se evidente, kryekomuna e Kosovës pikërisht gjatë kësaj kohe të nominuar dydekadëshe me të cilën arkitekti po mburret(!!!) pësoi degradim të paparamendueshëm në cilindo aspekt dhe këndvështrim ta shikosh. Sidomos në atë zhvillimor dhe urbanistik. Sa ta quash kataklizmë arkitektonike është pak, shumë pak.

E sido, problemet e Prishtinës këmbëngulin, insistente dhe radikale. Ato duan udhëheqës të përkushtuar me mendje, zemër, shumë punë dhe angazhim. Arben Vitia dhe portfolio i tij i mirëverifikuar dhe i dëshmuar publik i ka të gjitha këto. Më shumë, bile. Krejt bonuse. Profili i Arben Vitisë u përgjegjet më së miri të gjitha kërkesave bashkiake të banorëve, me kapacitete të panumërta të tij udhëheqëse e menaxheriale, për të ofruar  madje edhe më shumë seç duhet, në qytetin e Prishtinës dhe për qytetarët e saj të stërlodhur nga keqmenaxhimi shumëvjeçar i komunës.

PRA,

Nëse Prishtina e do : qetësinë, rendin dhe rregullin, paketuar mirë me parqe e gjelbërim; shtruar mirë asfallt e mbrojtje kalldërmash që ia ruajnë hejallin tradicional e historik; nëse do hapësira në zgjërim dhe vend për PULSIN e qytetit e që janë të rinjtë; nëse do rrugë e rrethore të kalueshme në Qendër e me arrondismane përreth mirë të administruara; nëse do rrugë e rrugica mirë të ndriçuara; buxhet të mirëmenaxhuar e shpenzuar deri te centi i arsyetuar; nëse qytetarët e Prishtinës duan njeriun që njeh se si Prishtina merr frymë dhe etjen e saj të natyrshme për art, kulturë, sport dhe emancipim, zhvillim të mirëmenduar – projektuar urban; trotoare që ulurojnë që t’u kthehet liria, me kalueshmëri e përshkueshmëri, ujërat e rregulluar në ujësjellës e kanalim të tyre; zhardinierat që enkulturojnë brezat e rinj me dashuri për ambientin dhe estetikën mjedisore, dhe shumë e shumë benefite tjera për qytetarët, atëherë në momentin aktual nuk e dimë nëse ka emër më të mirë e më kredibil se Arben Vitia, me përkrahje nga një organizatë super e zellshme dhe super aktive që do ta shtyejë përpara duke ia mbrojtur supet me shumë të drejtë bashkëqytetase. /Rruga Press/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *