Bota

Apple, kompania e parë në botë që vlen 3 trilionë dollarë

NJU JORK – Gjigandi i elektronikës, Apple është bërë kompania e parë në botë, që ka arritur një vlerë tregu prej 3 trilionë dollarësh. Vlera e aksioneve të kompanisë arriti në 182,88 dollarë gjatë ditës së djeshme, në mbledhjen e parë të vitit 2022.

Apple u rrit me mbi 2% gjatë tregtimit brenda ditës të hënën, 3 janar, në një çmim për aksion pak më pak se 182 dollarë, pasi arriti për një kohë të shkurtër shifrën e 3 trilion dollarëve. Vetëm Apple tani është më e vlefshme se vlerat e kombinuara të Boeing, Coca-Cola, Disney, Exxon-Mobil, McDonald’s, Netflix dhe Walmart.

Lexo më shumë  Revizionizmi dhe dezinhibimi: Perandoria e Trumpit në Doktrinën Marco Rubio

Apple publikoi fitimet e saj të fundit tremujore në tetor dhe arriti një fitim prej 20.6 miliardë dollarësh gjatë tre muajve të mëparshëm, pavarësisht se vuante nga problemet e zinxhirit të furnizimit të lidhura me Covid. Aksionet e saj janë rritur 38% që nga fillimi i vitit 2021, një nga fitimet më të mëdha në indeksin mesatar industrial të tregut të aksioneve Dow Jones.

Lexo më shumë  Biden publikon foton e fundit si president i SHBA-së: Edhe një foto të fundit, të duam Amerikë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *